Tritan Kalo iu drejtohet qytetarëve: Për ne s’ka fundjava e festa!

Tritan Kalo iu drejtohet qytetarëve: Për ne…

Mjeku Tritan Kalo, siguron qytetarët se ata janë kurdoherë në krye të detyrës për t’iu shërbyer në çdo rast referuar situatës së pandemisë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kalo shkruan se të gjithë qytetarët duhet të jenë më shumë të ndërgjegjshëm dhe të tregojnë përkujdesje ndaj vetes e të afërmve të tyre.

Sipas mjekut, nuk është aspak e vështirë dhe e pamundur të zbatosh rregullat, pasi ka ende rrugë për të bërë në përbàlljen me koronavírusin.  

Mesazhi i Kalos:

KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të inféktuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sémundjeve Inféktive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sémuréve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….

Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….KUJDES e DRÓJË po e vetëm po, PANÍK jo e vetëm jo…JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever!!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit