Tritan Kalo mesazh politikanëve: Mos u përpiqni të na përçani

Tritan Kalo mesazh politikanëve: Mos u përpiqni…

Situata e krijuar nga koronavirusi ka nisur të përmirësohet në Shqipëri, por paralelisht me pandeminë në vendin tonë nuk kanë munguar akuzat mes palëve politike, ku shpesh herë kanë qenë objektiv edhe mjekët.

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, teksa u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, thotë se fatkeqësisht ky virus nuk bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” dhe se janë të gjithë të pambrojtur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo i bën thirrje politikës shqiptare që mos përpiqen të përçajnë mjekët, ndërsa thekson të gjithë mjekët kanë bërë një betim dhe po përballen çdo ditë me COVID-19

Mesazhi i Kalos:

KUJDESUNI dhe VIJONI të kujdeseni për veten tuaj….VIRUSI Sars-Cov2/Covid-19 fatkeqësisht NUKU bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, POR agresiviteti i shfaqjeve klinike të tija nuk ka parë dhe KURRË nuk do të shoh përkatësira të tilla….JEMI të gjithë të pambrotjur para tij, NËSE nuk respektojmë jetët tona, NËSE nuk përkujdesemi për to dhe jetët e atyre që gjallojnë pranë nesh, NËSE nuk vijojmë të zbatojmë këshillat për distancimin fizik, higjenën përsonale, kolektive dhe atë të mjedisit, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm….

ZOTËR te jetëve jemi vetë NE…. BASHKËQYTETARËT e mi, ju lutem të MOS hiqni dorë asnjë herë nga informimi prej atyre, që ndokush i quan edhe “MESJETARËT MJEK” (S.G.), dhe të informoheni jo drejt dhe shpesh të mbështetur në mllefe politike, militantiste dhe shumë pak profesioniste nga GJITHOLLOGËT e shumtë, të cilët vijojnë e gëlojnë në ekranet tona, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….FILLIMI i hapjes së dmozdoshme të vendit e sjedh përsëri në prag rrezikun e INFEKTIMIT nga Sars-Cov2/Covid-19…NË këtë sfidë nuk ka vetëm heronj, të sëmurë dhe të mbijetuar, POR edhe viktima…

PAS 36 orëve të asnjë rasti të shtruar nga Covid-19 në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, kanë filluar SOT edhe trokitjet e para të sëmurëve të rinj….VIJONI të bëni kujdes…NËSE ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësira, që ende bart kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”….MOS u përpiqni të na përçani NE mjekët me idiotësirat tuaj…NE Mantelbardhët, KEMI BËRË të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit