Tritan Kalo: Pandemia nuk është zhdukur, qytetarët të mos nënvlerësojnë masat mbrojtëse

Tritan Kalo: Pandemia nuk është zhdukur, qytetarët…

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc News ka bërë hirrje qytetarëve që të mos anashkalojnë masat mbrojtëse. Në një bisedë me gazetaren Mirela Milori, ai ka theksuar se rritja e numrit të rasteve të infektuar me koronavirus kërë të martë është si rezultat i hapjes graduale që ka ndodhur dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve deri diku.

Kalo ndër të tjera është shprehur se me hapjen do të shtohen numri i kontakteve të njerëzve dhe do të kemi një rritje të ekspozimit dhe shumë nga moshat e vjetra që nuk kanë krijuar dhe imunitet mund të bëhen pre e infektimit.

“Unë jo vetëm përmes kronikave televizive por kam zbritur dhe vete dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në Kamëz. Shqiptarët duhet t’i respektojnë masat, pasi ëdo gjë është në dëm të shëndetit tonë. Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse por e rëndësishme është të mos kemi shtim flukses, nuk duhet të testojmë sistemin shëndetsor, por duhet të testojmë veten tonë. Nuk ka një bazë ndaj këtij virusi ne ende nuk kemi një imunitet të vazhdueshëm, ndaj popullatës së imunizuar dhe të paimunizuar dhe nuk është gati akoma vaksina”, është shprehur mjeku Kalo.

Ndër të tjera mjeku ka theksuar se pandemi nuk është zhdukkur dhe se do të vijojë sërish të jetë prezentë dhe vjeshta ndoshta është dhe mundësia e rikthimit të saj bashkë me një sërë virusesh të tjera.

“Pandemia nuk është zhdukur dhe do të vijojë dhe më tej, në vjeshte dalin dhe viruse të tjerë dhe ai i gripit dhe janë me dhjetra të tjerë që i shtohen. Ciovid 19 do të jetë pjesë e tyre, nuk do të jetë vetëm shtim rastesh por këtij infeksioni do ti shtohen dhe infeksione të tjera dhe tabloja është e njëjtë dhe nuk do të dihet të bëhet dallimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të mos i shtojnë vetes më shumë probleme”.

Gjithashtu në intervistën e tij për Abc News mjeku ka theksuar se testimi serologjik nuk ka asnjë ndikim në popullsi, sipas tij një testim i tillë më shumë u nevojitet grupeve shkencore për të parë se sa % e popullatës e ka kaluar ose jo koronavirusin.

“Studimet janë të sndyrhsme dhe thuhet se imuniteti nuk është i qëndrueshëm , disa të rtjerë thonë se ato që e kalojnë janë të qëndrueshëm, akoma studimet nuk e kanë përcaktuar nëse është apo i imun njerëzit ndaj tij. Testimet serelogjike tregojnë se sa përqind e popullatës është prekur, sa jo dhe sa % është prekur. PO standartizohet testi imunologjik pasi akoma nuk ka një të tillë, akoma nuk ka një testim të zyrtarëzuar nga OBSH për të përcaktuar nëse shfaqet ose jo imuniteti dhe pritet që y studim të realizohet në një shkallë më të gjërë. Për mua testimi masiv është orientues për mjedisin shkencor ndërsa për individin vetëm orientues pasi sensibiliteti i testit tregon se ti je ose jo i prekur. % e prekjes nga një infeksion i tillë varion nga 2-3 % e popullatës në të gjithë botën. Me rikthimin në vjeshtë mendoj se qytetarët do të kenë krijuar rezistencë dhe imunitet. Epidemiologët na japin shifra interesante, se nëse 15 % e kanë kaluar dhe kanë krijuar imunitet forca e goditjes është me e vogël”, është shprehur Kalo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit