Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër

Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër

 I veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe doreza të bardhja mjekësore, një person afrohet dhe vendos lëndën plasëse në portën e shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Ishte ora 02:55 e 28 prillit 2024, kur autori afrohet në banesën e gjyqtarit në lagjen “Tom Kola”. Pasi nxjerr tritolin nga xhupi e vendos në cep të derës. Më pas e ndez dhe largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte. Në orën 02:59 minuta ndodh shpërthimi.

Autori është ende në arrati, ndërkohë sipas procedurave Policia e Shkodrës ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Sterkaj. Në 13:00 pritet mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku do të merret një vendim për mbrojtje të posaçme për gjyqtarin e Shkodrës, kjo pasi shkaku kryesor dyshohet të jetë profesioni i Sterkajt.

Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Dëshmia e gjyqtarit Sterkaj nuk ka ndihmuar hetuesit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit