
Rreth mesnatës së mbrëmjes së djeshme, një sasi tritoli është hedhur para një dyqani në rrugën Sami Frashëri.
Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate në një dyqan parfumesh dhe bizhuterish.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në zonën e sheshit ‘Willson’. Shpërthimi është ndjerë në disa zona të kryeqytetit.
Banorët shprehen se kanë dalë të tmerruar nga banesat.
“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve.