Tritol makinës së Elton Debreshit, arrestohet vëllai i tij

Tritol makinës së Elton Debreshit, arrestohet vëllai…

Alfred Debreshi eshte arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes tritol makinës së vellait te tij, Elton Debreshi, ngjarje e ndodhur mesnatën e 27 gushtit.

Makinës së Elton Debreshit iu vendos një sasi e vogël tritol në makinën e tij tip Benz, që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Elton Debreshi njohet si kandidati i pavarur, i cili kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për një vend në parlamentin shqiptar por nuk ia doli.

Njoftimi:

Bulqizë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit