Tritol në portën e shtëpisë, alarmohet pronari në Fushë-Krujë

Tritol në portën e shtëpisë, alarmohet pronari…

Një pako me lëndë plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të një banese në fshatin Halil të Fushë Krujës, e cila nuk ka plasur dhe është pikasur në kohë nga pronari.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që është marrë në pyetje dhe pronari i banesës, për të parë nëse ka pasur konflikte të vjetra që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit