Tritol në shtëpinë e kordinatorit të Shijakut/ Reagon PD: Akt kriminal

Tritol në shtëpinë e kordinatorit të Shijakut/…

Ka ardhur ditën e sotme një reagim zyrtar nga ana e Partisë Demokratike përsa i përket shpërthimit të ndodhur mbrëmbjen e djeshme në Shijak në shtëpinë e kordinatorit të PD në atë zonë.

PD e ka konsideruar këtë si një akt kriminal dhe ka kërkuar që të bëhet zbardhja e menjëhershme e ngjarjes pa pasur vonesa, duke theksuar se gnjarje të tilla janë thirrje ulëritëse që organet e drejtësisë të vihen në veprim.

Reagimi i Plotë

Reagim i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit