Tritol në Vlorë| Hidhet në "erë" një makinë, ja kush është pronari

Tritol në Vlorë| Hidhet në “erë” një…

Një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në pjesën përparme të një makine. Lënda plasëse ka pasur si shënjestër një “Wolswagen Passat” me targa AA151HJ. Pronar i këtij mjeti është Benard Sinomataj, i cili sipas raportimeve nuk ka qenë brenda në makinë gjatë shpërthimit.

Mjeti ka qenë i parkuar përpara një banese në lagjien “Hajro Çakërri” në momentin që është aktivizuar lënda plasëse. Fatmirësisht nuk ka pasur persona në afërsi, të cilët mund të ishin dëmtuar. Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e këtij atentati. Deri tani nuk bëhet me dije asnjë pistë dyshimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit