Tritol poshtë makinës, kush është kandidati për deputet që i hodhën në erë automjetin në Bulqizë

Tritol poshtë makinës, kush është kandidati për…

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer poshtë një automjeti në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, minatorit i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk dihen ende motivet dhe arsyet e këtij shpërthimi, që më tepër duket si një kërcënim ndaj ish-kandidatit për deputet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Raportohet se deri tani në lidhje me ngjarjen është bërë shoqërimi i disa personave.

NJOFTIMI

“Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit