Tritoli në banesën e Muhamet Dukës, fqinja: Burrit iu bllokua veshi nga shpërthimi, është në spital

Tritoli në banesën e Muhamet Dukës, fqinja:…

Fqinjët e familjes Duka kanë dhënë  më shumë detaje rreth shpërthimit që ndodhi në pallat këtë mëngjes.  Një prej tyre u shpreh se janë të tronditur e se shpërthimi ishte shumë i madh. Madje një i moshuar ka përfunduar në spital sepse pasur probleme me veshin pas shpërthimit, ndërsa janë dëmtuar dhe hyrje të tjera në atë kat.

“Ne kemi qene në dhomë tjetër, u ngritëm, i ra tensioni, është në spital se iu bllokua veshi nga shpërthimi. Banesa ka marrë dëmtime, pllakat, janë krisur muret. Shpërthimi ishte i madh, i kërkojmë ndihmë shtetit, jemi vetëm dy pensionistë. Këtu është shpërthyer dera e pallatit para 4 vitesh“, tha fqinja.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e “Freskut” në Tiranë. Ku iu vu tritol banesës në katin e katërt që ishte në pronësi të Muhamet Dukës, babait të i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit  njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit