Tritoli në banesën e Skënder Likës/ Ishte kërcënuar disa herë, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli

Tritoli në banesën e Skënder Likës/ Ishte…

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, që ka tronditur banorët në mëngjes herët. Bëhet me dije se banesës së Skënder Likës, i është vendosur një sasi e madhe tritoli, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpinë e tij, por edhe në banesat përreth.


Ndërkohë mësohet se edhe dy vite më parë Likës i kanë shkuar mesazhe kërcënuese. Dy vite më parë, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 9 plumba. Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me hakmarrje djali i tij së Lleji Lika ekzekutoi në dhjetor të viti 2021 në Laç biznesmenin Rakip Roli me një breshëri kallashnikovi. Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit