Tritoli në biznesin e Naim Qarrit/ 2 pistat ku po hetohet: Konkurenca dhe hesape të vjetra

Tritoli në biznesin e Naim Qarrit/ 2…

Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Kamzën këtë mëngjes, ku u shpërthye me tritol një market. Tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.

Familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre. Por, hetimet po vazhdojnë dhe deri më tani po heton dy pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017. Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku një sasi tritoli 50-100 gram tritoli ka shpërthyer në marketin në pronësi të djalit, Naim Qarri, ish-presidentit të klubit të Kamzës. Ndërkaq nga kamerat duket një person me kapuç që ka vendosur tritoli, por akoma nuk është bërë identifikimi i tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit