Tritoli në Fresk/ Banesa në pronësi të kundërshtarit të Ervis Martinajt! Kush është Leonard Duka

Tritoli në Fresk/ Banesa në pronësi të…

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol që terrorizoi banorët e zonës së “Freskut” këtë mëngjes. Sipas të dhënave të deritanishme banesa i përket Muhamet Dukës, 65 vjeç. Ai është babai i Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt.

Duka është gjithashtu një emër i njohur për policinë dhe mediat. Më 14 shkurt të 2023-it, Duka u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Ai akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukur Ervis Martinaj. Marrja peng dhe dhunimi nga Martinaj i babait të Leonard Dukës ishte pika e kthesës, e cila kërkoi hakmarrje nga Duka. 

Ndërkohë, Ervis Martina, vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të viti 2022 dhe policia ende nuk e ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit