Tritoli në makinë| Biznesmeni dhe kamarieri i lokalit të tij në gjendje kritike për jetën

Tritoli në makinë| Biznesmeni dhe kamarieri i…

Sot regjistrua një atentat me tritol, ndaj makinës së Mikel Harizaj 42 vjeç. Në momentin e ngjarjes, Harizaj ndodhej në makinë bashkë me një 26 vjeçar të identifikuari si Serini Dumi. Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi, kamarier i lokalit të Harizaj janë të intubuar dhe nën kujdes intensiv nga mjekët. Policia po verifikon aktivitetin e tyre ku shënjestër e sulmit dyshohet të ketë qenë 42-vjeçari, Mikel Harizaj. Të dy personat edhe pasagjeri edhe shoferi ndodhen në spital, teksa Mikel Harizaj, është një biznesmen i njohur dhe ka një lokal dhe market në zonën e Xhamllikut. dhe rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë. Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas, të cilët tentoi ti eliminonte me granatë dore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit