Tritoli poshtë makinës së kandidatit të pavarur në Bulqizë, Sindikata e minatorëve: Nuk na ndalojnë kërcënimet

Tritoli poshtë makinës së kandidatit të pavarur…

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me shpërthimin e një sasie eksplozivi poshtë një automjeti sot në Bulqizë duke theksuar se tritoli nuk do i ndalë përpjekjet e tyre.

Automjeti ku u shpërtheu eksplozivi ishte në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, minatorit i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sindikata shton se oligarkët që u marrin kromin, duan tu marrin edhe jetën edhe në momentin që mbrojnë të drejtat e tyre por megjithatë ata nuk do të heshtin.

Nuk dihen ende motivet dhe arsyet e këtij shpërthimi, që më tepër duket si një kërcënim ndaj ish-kandidatit për deputet.

Postimi i plotë:

TRITOLI NUK MUND TA NDALË PËRPJEKJEN TONË

Sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer makina e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Që prej themelimit të sindikatës sonë, ndaj Eltonit dhe shokëve të tjerë ka pasur shpesh përndjekje e kërcënime. Sot arritën te tritoli. Mafiozët, oligarkët dhe pushtetarët që na marrin kromin duan të na marrin edhe jetën nëse themi të vërtetën dhe mbrojmë të drejtat tona.

Po ne nuk heshtim. Ne nuk ndalemi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit