Trondit babai i 15-vjeçares: Dy nga përdhunuesit janë kushërinj, me të gjithë kemi pasur hyrje-dalje

Trondit babai i 15-vjeçares: Dy nga përdhunuesit…

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria live”, tregon se ajo ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Ai rrëfen se përdhunimi ka ndodhur në 8 mars, kur Artan Kaçorri e mori vajzën nga shkolla dhe abuzoi seksualisht me të. “Artan Kaçorri i ka dhënë një telefon vajzës. Në datën 8 mars është bërë abuzimi, Artani i pari. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë”.
E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda”, tregon i ati i minorenes.

Sipas tij, pasi abuzoi me 15-vjeçaren, Artani e dërgoi adoleshenten te miku i tij: “Ka kryer marrëdhënie me të dhe e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni, kishim hyrje dalje. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani”.

Tronditës është fakti se dy prej personave, që kanë abuzuar me vajzën, janë kushërinj të saj. “Adriani dhe Artani janë kushërinj. Të gjithë ata janë të fshatit, i njohim, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma e raste”, thotë babai.

Ngjarja ka ndodhur në Tarazh të Mirditës. Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit