Tronditën Novoselën me armë zjarri, arrestohen dy 17-vjeçarë

Tronditën Novoselën me armë zjarri, arrestohen dy…

Dy adoleshentë të moshës 17 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur një natë më parë në Vlorë, në njësinë administrative Novoselë.

Mësohet se të rinjtë janë përfshirë në një sherr, më pas kanë marrë armët dhe kanë qëlluar në ajër. Ata janë vënë në pranga disa orë pas ngjarjes, si dhe u janë sekuestruar armët që mbanin.

Pritet që dy adoleshentët të merren në pyetje për të zbardhur detaje nga ngjarje që ka terrorizuar Novoselën një natë më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit