Tronditëse! Britaniku e PËRPLASI me makinë, si u vra SHQIPTARI jashtë qendrës së masazhit në Angli (Video)

Tronditëse! Britaniku e PËRPLASI me makinë, si…

Është shpallur fajtor britaniku, i cili përplasi për vdekje, jashtë një qendre masazhi, shqiptarin Shkëlzen Taka, dhjetorin e vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi pas një sherri verbal, mes Takës dhe britanikut. Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet e rënda, ku është vrarë Taka. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, shtetasi britanik, Tony Green, hipën mbi makinën e shqiptarit dhe fillon t’i thyejë xhamin. Më pas ai ndez makinën e tij dhe e godet në parakolp makinën e Shkëlzenit. Pas këtij veprimi, Taka del me një send në dorë dhe tenton t’i dëmtojë makinën të huajit, por ai largohet. Më pas britaniku, i jep mbrapsht dhe përplas rëndë shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ai mori plagë të rënda në kokë ,shkruan Joq. 

Në seancën e gjyqit ka folur një prej miqve të Takës, që ndodhej me të në momentin e ngjarje. Ramzan Rizvani ka thënë se kishte shkuar me viktimën për të kërkuar prostituta pasi kishin dalë për një ditë pas Krishtlindjeve. “Do të shkonim në një vend ku kishin prostituta. Jemi djemë të rinj. Pranova të shkoja. Nuk mendoja se do të vriteshim”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit