Tronditëse/ E ëma e vajzës së përdhunuar: Morëm në telefon policinë, na thanë s'vijmë se jemi pushim

Tronditëse/ E ëma e vajzës së përdhunuar:…

Një vajzë e re u përdhunua në shtëpinë e saj dhe Policia e Korçës as që mori mundimin të çohej nga kolltukët e rehatshëm të zyrave. Më 8 prill, Brikena Grozdani ra pre e një sulmi seksual nga Elvis Rrapo. Ky i fundit me detyre si kryeplak i fshatit Rehovë, vijoi lirinë për të paktën 6 ditë pasi përdhunoi 23-vjeçare.

Arrestimi i tij është bërë vetëm nëpërmjet këmbënguljes së prindërve të vajzës të cilët për ditë me radhë denoncuan ngjarjen. Një fakt tronditës është thënë nga nëna e vajzës së përdhunuar në lidhje me strukturat e shtetit.

Valbona Grozdani ka thënë për media se policia nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë në momentin e parë të denoncimit. E shokuar dhe e friksuar pasi pa vajzën të zhveshur në ambjentet e shtëpisë, ajo thotë se policia refuzoi të vinte për sqarimin e ngjarjes.

Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim” – ka thënë nëna e vajzës së përdhunuar.

Një papërgjegjshmëri absolute nga ana e policisë së drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku, e cila as që e merr mundimin të mbrojë jetën e qytetarëve. Për 6 ditë me radhë, prindërit e vajzës kanë pritur që Policia e Korçës të vijë të arrestoi përdhunuesin, me frikën se ai mund ta kryente sërish këtë akt apo mund të nxiteshin konflikte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit