Tronditëse! E zgjoi që të shkonte në punë, babai vret djalin më pushkë

Tronditëse! E zgjoi që të shkonte në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar. Mësohet se një 72-vjeçar ka vrarë me pushkë djalin pas një zënke mes tyre, për shkak se i riu nuk pranonte të dilte të punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bayrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari A.K., shkoi që të zgjonte të birin që të shkonte në punë, por ky i fundit është nervozuar përse i ati e zgjoi nga gjumi dhe mes tyre ka nisur një debat me tone të larta.  Në atë moment babai ka marrë pushkën dhe ka goditur djalin për vdekje.

Viktima është Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit