
Një shqiptarë i identifikuar me emrin Xhulio i ka dhënë fund jetës në burgun e Busto Arsizios.
30-vjeçari shqiptari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor pasi kohët e fundit sjellja e tij ishte bërë dhe më e ashpër me të burgosurit e tjerë.
I dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për trafik droge, shqiptari nuk arriti të përballonte presionin në burgjet e Italisë, për këtë arsye dhe për shkak të agresivitetit të tij, ai u zhvendos në një qeli ku qëndronte vetëm.
Qëndrimi i vetmuar në qeli, bëri që të kryente vetëvrasjen.
Prokurori i çështjes, Ciro Caramore kërkoi të kryhej dhe autopsia për të zbuluar dhe shkakun e vërtetë të vdekjen së shqiptarit.