Tronditëse/ Mjekët e Pogradecit e futën foshnjën në kuti, kujtuan se ishte i pajetë, por të qarat….

Tronditëse/ Mjekët e Pogradecit e futën foshnjën…

Janë detaje të frikshme ato që vijnë nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë ku një foshnjë humbi jetën në maternitetin e Tiranës, pasi ishte transportuar aty pas lindjes nga qyteti I Pogradecit.

Ditën e sotme policia ka vënë në ndjekje penale mjeken që e asistoi në maternitetin e Pogradecit, për mjekim të paligjshëm pas lindjes. Por tashmë zbulimi I historisë së vërtetë të ngjarjes nxjerr në pah një anë tjetër të ngjarjes.

Pas lindjes së parakohshme mjekët në Maternitetin e Pogradecit duke parë që fëmija nuk qante kanë menduar se ka lindur i pajetë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Foshnja ka lindur 24 javëshe, dhe në kartelë është shkruar si abort.

Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë.

Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija nuk ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qënë abort dhe më pas ka ndodhur një ‘mrekulli’, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit