Tronditet Atletico Madrid, dy lojtarë pozitivë me COVID-19 pak ditë para sfidës në Champions

Tronditet Atletico Madrid, dy lojtarë pozitivë me…

Një lajm i keq vjen tek ekipi i Atleticos së Madridit, vetem disa ditë para sfidës në Champions League ndaj Leipzig.

Dy lojtarë të ekipit spanjoll, janë konfirmuar pozitivë në testimin për koronavirusin.

Vetë klubi e ka konfirmuar diçka të tillë.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por mësohet se ata janë futbollistë, dhe jo pjesë e stafit teknik.

Frika është për të tjerë pozitivë me koronavirus brenda ekipit, por do të pritet brenda ditës së sotme pasi të gjithë skuadrës i është kryer tamponi.

Këto ditë klubi do të niset për në Lisbonë të Portugalisë, ku do luhet sfida ndaj Leipzig dhe i gjithë turneu i Champions League.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit