Tronditet Australia, kampioni olimpik i çiklizmit vret gruan

Tronditet Australia, kampioni olimpik i çiklizmit vret…

Një lajm tronditës është publikuar nga medeit australiane. Sipas asaj që është bërë e ditur, kampioni olimpik australian i çiklizmit, Rohan Dennis, një nga çiklistët më të famshëm në vend, ka përplasur me furgonin e tij dhe ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare, Melissa Hoskins.

Historia tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Medidi, një lagje në veri të Adelaide, Australi, ku çifti jetonte me dy fëmijët e tyre.

Gruaja u shtrua në spital me plagë të rënda dhe ndërroi jetë pak orë më vonë. Autori është arrestuar menjëherë.

Policia në zonë tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në Avenel Gardens Road në Mendi pak pas orës 20:00 pas raportimeve se një grua ishte goditur nga një makinë.

Vajza pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin Royal Adelaide, por vdiq gjatë natës. Ajo ishte në një lidhje afatgjatë me kampionin dhe ata u martuan në Perth në vitin 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit