Tronditet Durrësi, vritet me armë 40-vjeçari

Tronditet Durrësi, vritet me armë 40-vjeçari

Të shtëna me armë kanë tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur një 40 vjecar.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.K, ndërkohë ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 16 në Durrës.

Njoftimi:

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit