Tronditet Laçi/ Biznesi qëllohet me 30 plumba, policia fsheh ngjarjen

Tronditet Laçi/ Biznesi qëllohet me 30 plumba,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Laçit,ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba.  Në pamjet e publikuara në duken qartë shenjat e plumbave në të gjithë gjatësinë e dyqanit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Ajo që habit është se deri tani nga autoritet policore nuk ka asnjë raportim në lidhje me ngjarjen. 

Shpesh herë kemi hasur në ngjarje te cilat policia nuk i bën publike dhe nuk i raporton ato. Dhe po ashtu shpesh herë jemi hasur me shkelje shumë të lehta ku qytetatët janë raportuar apo edhe shoqëruar në komisariate.  

Pse policia këtë ngjarje e ka mbajtur të fshehtë, duke mos u treguar trasparent dhe i drejtë me qytetarët? 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit