Tronditet sërish Kosova! Pronari furrës vret punëtoren dhe më pas veten

Tronditet sërish Kosova! Pronari furrës vret punëtoren…

Kosova është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë. Vetëm disa orë pas vrasjes së një 19-vjeçari, një tjetër incident tragjik ka ndodhur sot në Vushtrri.

Sipas raportimeve, pronari i furrës së bukës “Diellza”, Arsim Morina, ka qëlluar me armë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta.

Një familjar ka pohuar se viktima kishte vite që punonte në furrë dhe nuk kishte ndonjë lidhje personale me autorin. Ky rast e çon në tre numrin e viktimave nga dhuna me armë në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit