Tronditet sërish SHBA/ Sulm i frikshëm brenda kazinosë, një person qëllon me armë ndaj ‘klientëve’

Tronditet sërish SHBA/ Sulm i frikshëm brenda…

Një tjetër sulm me armë është regjistruar sëfundmi në SHBA. Një person i armatosur ka hyrë brenda një kazioneje në Wisconsin dhe ka qëlluar ndaj gjithë personave që ishin brenda. Sipas Daily Mail të plagosur kanë mbetur vetëm 7 persona. Ndërkohë bëhet me dije se agresori është arrestuar. Ende nuk bëhet i ditur identiteti apo edhe shkaku pse ai ka marrë një veprim të tillë.

Gjithashtu, nuk dihet se si është gjendja e të plagosurve. Ata janë transportuar menjëherë për në spital. Kujtojmë se shumë sulme me armë janë regjistruar sëfundmi në SHBA. Më tragjiku është sulmi i ndodhur në qendrat e masazhit rreth një muaj më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit