Tronditet sërish Turqia, goditet nga një tërmet 5 ballë

Tronditet sërish Turqia, goditet nga një tërmet…

Toka turke duket se nuk po gjen qetë, paniku dhe rreziku nga tërmetet vazhdon. Bëhet me dije se këtë mëngjes Turqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti me magnitudë 5 ballë goditi Turqinë qendrore.

Epiqendra ishte 38 km në veriperëndim të Kahramanmaras. Lëkundja që u regjistrua në orën 05:53 kishte një thellësi prej 6.95 kilometrash.

Ky tërmet vjen pak javë pas lëkundjes së fortë të 6 shkurtit që solli bilancin tragjik me të paktën 51 mijë viktima. Ndërsa shumë pas lëkundje të forta janë regjistruar gjatë këtij muaji në tokën turke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit