Tronditet Tropoja! 53-vjeçari plagos me thikë 27-vjeçarin

Tronditet Tropoja! 53-vjeçari plagos me thikë 27-vjeçarin

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Tropojë, teksa është qëlluar nga një 53-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar me inicialet  P.M. është arrestuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin B. M. 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi. Në qytetin e Bajram-Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit