Tronditet Vlora! Vritet me Armë zjarri roja i një objekti në ndërtim

Tronditet Vlora! Vritet me Armë zjarri roja…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 58-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si Renato Hoxhaj, punonte si roje në një objekt që ndodhej në proces ndërtimi, pranë banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, trupi i pajetë është gjetur rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, pranë vendbanimit të tij.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autorët e krimit janë ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe është ngritur një grup i posaçëm, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit/ve. Hetimet vijojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit