Tropoja bastion historikisht blu! Kandidati i Rilindjes në fushatë elektorale, i vjen me dron flamuri i PD nga qielli

Tropoja bastion historikisht blu! Kandidati i Rilindjes…

Edhe pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 prillit dhe partitë po japin maksimumin për të mbledhur sa më shumë vota duke oragnizuar fushata dhe takime me kategori të ndryshme qytetarësh. I tillë ishte dhe një takim i sotëm i kandidatit të PS–së Petrit Malaj me të rinjtë në Tropojë, organizuar në stadiumin KF Valbona. Por mesa duket takimi nuk ka shkuar sipas parashikimeve, pasi një incident ka ndodhur gjatë fjalës së tij.

Teksa i drejtohej të rinjve me mesazhe motiveuse, pak më tej në fushë u pa të valëvitej një flamur i PD-së, duke ia prishur kështu gjithë “shfaqjen”. Disa të rinj u munduan ta ulin menjëherë flamurin duke u “zgjatur” që ta kapin dhe duke e qëlluar me sende, por pa sukses.

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe një ndjekës i JOQ, i cili ka dërguar edhe videon e momentit pikant, ku shihet të valëvitet flamuri i PD-së, skenë e cila të kujton pak a shumë incidentin e ndodhur në Beograd para disa vitesh, ku u valëvit flamuri shqiptar mes stadiumit gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Sot ka qene ne oren 2 te stadiumi kf valbona. Mbledhja e te rinjve te partise socialiste ne tropoje. Por papritur eshte shfaqur flamuri i pd. Rama ik!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit