Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë ka përfunduar me një 60-vjeçar të plagosur, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Kukësit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Man Neza, i cili pretendon se është dhunuar nga fqinjët e tij, me të cilët, sipas tij, ka pasur konflikte të vazhdueshme edhe më herët.
Pas incidentit, 60-vjeçari u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.
Nga ana tjetër, Neza ngre akuza edhe ndaj Policisë së Tropojës, duke pretenduar se nuk ka reaguar në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen dhe pretendimet e ngritura nga 60-vjeçari, ndërsa pritet që rasti të zbardhet pas veprimeve hetimore.