Trotuaret të bllokuara në Lushnje, qytetari: Këmbësorët rrezikojnë jetën

Trotuaret të bllokuara në Lushnje, qytetari: Këmbësorët…
Një qytetar nga Lushnja ka ngritur shqetësimin për gjendjen e trotuareve dhe qarkullimin në disa zona të qytetit, duke kërkuar që denoncimi të publikohet në mënyrë anonime. Sipas tij, trotuaret janë bllokuar nga tavolina, karrige dhe automjete të parkuara, ndërsa në disa raste hyrjet e pallateve dhe hapësirat për këmbësorët janë bërë të pakalueshme.

Në një nga rastet e denoncuara, trotuari në kryqëzimin që lidh rrugët “Sulejman Delvina” dhe “Misto Mame” është ndërprerë dhe, sipas qytetarit, këmbësorët detyrohen të kalojnë në rrugë. Ai pretendon gjithashtu se një pjesë e trotuarit është ngritur nga një subjekt privat, ndërsa vijat e bardha në zonë përfundojnë pranë një karburanti, duke krijuar shqetësime për sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.

Qytetari shprehet se problematika të ngjashme hasen edhe në lagje dhe rrugë të tjera të Lushnjës, ku automjetet parkojnë mbi trotuare, në kthesa apo pranë hyrjeve të pallateve. Sipas tij, edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kalojnë në këto zona, por nuk ndërhyjnë për të liruar hapësirat publike. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe të marrin masa për garantimin e sigurisë së këmbësorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit