Trump gazetares: Pyesni Kinën për numrin e viktimave

Trump gazetares: Pyesni Kinën për numrin e…

Teksa numri i amerikanëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka arritur në 80 mijë, presidenti Donald Trump shpreson se vendi i tij do ringrihet pas luftës me pandeminë.

Vdekjet në SHBA janë rritur mesatarisht me 2 mijë raste çdo ditë nga mesi i muajit prill, ndërsa 33 milionë veta kanë mbetur pa punë prej masave të karantinës.

“Kemi për ta mposhtur këtë armik të llahtarshëm. Do e ringjallim ekonominë duke hyrë në periudhën më madhështore në tremujorin e tretë, ndërsa vitin tjetër besoj se kemi për të pasur një nga vitet më të mira,” u shpreh Trump.

Deri tani janë në SHBA janë kryer mbi 9 milionë analiza apo afro 300 mijë të tilla përditë, dhe mbi 1,3 milionë amerikanë rezultojnë bartës të virusit.

Sipas kryeshtetarin amerikan, SHBA-ja nuk ka aktualisht asnjë rival në botë për sa i përket fushatës së testimit për Covid-19.

Por në konferencën për shtyp që u mbajt të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk i rezistoi dot replikave me një gazetare vendëse, e cila pyeti se pse duhet parë si një garë çështja e testimeve kur numri i vdekjeve në Amerikë sa vjen e rritet.

Replikat me reporteren me prejardhje aziatike u komentuan me tone raciste nga mediet opozitare.

“Epo, kudo në botë ka njerëz që po humbasin jetën. Ndoshta këtë pyetje duhet t’ia bësh Kinës, dhe kur t’ia bësh, ndoshta ke për të marrë një përgjigje të çuditshme,” deklaroi Trump duke ndërprerë edhe konferencën e tij për shtyp.

Një ditë më parë u raportua se Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar stafin e vet që për arsye sigurie, të mbajnë maska në ambientet e brendshme.

Dy zyrtarë afër selisë presidenciale raportohen se janë diagnostikuar me Covid-19, ndërsa presidenti Trump thotë se rregulli nuk zbatohet për të sepse ai ka zgjedhur t’u qëndrojë larg njerëzve përballë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit