Trump ‘i lumtur’ për rishfaqjen e liderit të Koresë së Veriut

Trump ‘i lumtur’ për rishfaqjen e liderit…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është i kënaqur që Kim Jong-un është rishfaqur dhe duket se është i shëndetshëm.

“Unë jam i lumtur që shoh që ai është rikthyer, dhe është mirë!” –ka shkruar Trump në Twitter, pasi lideri i Koresë së Veriut thuhet se mori pjesë në hapjen e një fabrike. Kjo ishte paraqitja e parë në publik e Kim Jong Un në pothuajse tre javë.

Mungesa e tij, veçanërisht në festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill, kishte ngjallur spekulime të mëdha globale mbi shëndetin e tij.

Agjensia e lajmeve KCNA raportoi se Kim preu shiritin në hapjen e fabrikës së plehrave të premten, dhe shtoi se turmat “u shpërthyen në brohoritje ” kur u shfaq.

Më herët, mes spekulimeve dhe thashethemeve për shëndetin e Kim Jong Un, presidenti Trump kishte thënë se ai kishte një “ide shumë të mirë” për gjendjen e Z. Kim, por shtoi se “Unë nuk mund të flas për këtë”.

“Unë thjesht i uroj të jetë mirë,” shtoi ai në atë kohë.

Presidenti Trump dhe Kim janë takuar tre herë që nga viti 2018, dhe kanë shkëmbyer letra personale me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, bisedimet për denuclearizimin e Koresë së Veriut kanë ngecur gjatë muajve të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit