Trump kërcënon Iranin me “zhdukje”, Pezeshkian nga OKB-ja: Nuk dorëzohemi!

Trump kërcënon Iranin me “zhdukje”, Pezeshkian nga…

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se mund ta “zhdukë” Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa presidenti iranian Masoud Pezeshkian i është përgjigjur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se Teherani nuk do të dorëzohet përballë presionit amerikan.

Gjatë fjalimit të tij në OKB më 22 shtator, Trump tha se përballet me një “vendim të madh” mes arritjes së një marrëveshjeje me Iranin dhe vazhdimit të presionit ushtarak. Ai paralajmëroi se, në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA mund ta “zhdukte” Republikën Islamike të Iranit. Në të njëjtën kohë, Trump la të kuptohej se një marrëveshje mund të arrihet dhe se diplomacia mbetet në tryezë.

Një ditë më pas, Pezeshkian iu përgjigj nga foltorja e OKB-së, duke i cilësuar deklaratat e Trump si shenjë të një “mentaliteti imponues”. Presidenti iranian deklaroi se populli iranian nuk do t’i nënshtrohet presionit dhe se kërcënimet vetëm sa e forcojnë vendosmërinë e Teheranit.

Megjithatë, Pezeshkian tha se Irani mbetet i gatshëm për dialog, negociata dhe diplomaci me SHBA-në, por jo në kushtet e presionit apo kërcënimeve.

Deklaratat e dy presidentëve vijnë në një moment kur SHBA dhe Irani po përpiqen të mbajnë të hapur kanalet diplomatike. Sipas Reuters, zyrtarë amerikanë dhe iranianë zhvilluan gjithashtu bisedime indirekte në Nju Jork, përmes ndërmjetësve, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

Pavarësisht toneve të ashpra publike, të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje diplomatike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit