Trump merr vendimin historik, ndalon hyrjen e komunistëve nga këto shtete...

Trump merr vendimin historik, ndalon hyrjen e…

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës vazhdojnë të jenë të acaruara.

Së fundmi, është Kina që ka deklaruar se ndalimi i hyrjes në SHBA për anëtarët e Partisë Komuniste, do të ishte ‘patetik’.

“New York Times” pati raportuar se qeveria e Trump po e mendonte një lëvizje të tillë.

Partia Komuniste e Kinës ka 92 milionë anëtarë, dhe ende nuk dihet si do funksionojë pengesa për të hyrë në Amerikë.

Këtë javë, SHBA hoqi statusin e tregtisë preferenciale me Hong Kongun, pasi Kina vendosi një ligj të ri sigurie për territorin.

Kritika për Kinën, ka lëshuar Donald Trump për menaxhimin që i ka bërë pandemisë COVID-19, si edhe për zgjerimin ushtarak në Detin e Kinës Jugore, trajtimin e pakicave myslimane dhe suficitin e madh tregtar.

Ligji i ri do të ndalonte anëtarët e PKK dhe familjarët e tyre të vizitonin SHBA e ndoshta do të dëbonte disa syresh që gjenden ndërkohë në Amerikë, sipas gazetës New York Times.

Ligji mund të prekë edhe zyrtarë të ndërmarrjeve shtetërore dhe të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ndonëse shumica e këtyre do të ishin edhe anëtarë partie.

Times shkruan se plani nuk është finalizuar dhe presidenti mund ta hedhë poshtë. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të bënin komente. Artikulli vë në dukje se SHBA nuk ka të dhëna për anëtarësinë e PKK, çka e vështirëson zbatimin e ligjit, dhe se, ndonëse tre milion kinezë vizituan SHBA vitin e kaluar, numrat kanë avulluar për shkak të koronavirusit.

Aktualisht, SHBA u ndalon hyrjen në territor shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën në 14 ditët e fundit, me disa përjashtime të veçanta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit