Trump nënshkruan urdhërin për reduktimin e vaksinave tek fëmijët

Trump nënshkruan urdhërin për reduktimin e vaksinave…

Urdhri i firmosur nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, parashikon uljen e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijët nga 18 në 11. Ky reduktim synon të kthejë kohën e vaksinimit në një standard më bazë, duke u fokusuar vetëm tek sëmundjet më të rënda dhe më të rrezikshme. Presidenti amerikan ka theksuar se dekada më parë fëmijët merrnin shumë më pak vaksina dhe sipas tij, njerëzit ishin më të shëndetshëm. Urdhri shërben si një udhëzim administrativ dhe jo si detyrim, pasi vendimi përfundimtar për vaksinat e nevojshme për shkollë mbetet në kompetencat e çdo shteti.

“Dekada më parë, fëmijët merrnin vetëm një pjesë të vogël të vaksinave që kërkohen sot. Në ato kohë, njerëzit ishin shumë më të shëndetshëm dhe, sigurisht, normat e larta të autizmit që vërehen sot nuk ekzistonin.” – deklaroi Trump.

Nëpërmjet këtij urdhri, administrata po synon të njohë një rekomandim të ri të vaksinimit që përfshin vetëm 11 vaksina bazë. Lëvizja përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në qasjen federale ndaj protokolleve të imunizimit të fëmijërisë. Rekomandimi për ndarjen e vaksinës MMR vjen paralelisht me këtë reduktim të përgjithshëm të numrit të vaksinave. Debati mbi këtë çështje ka rihapur diskutimet në lidhje me balancën midis lirisë individuale dhe masave të shëndetit kolektiv.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit