Trump vendos që të shkëputet nga OBSH, BE i bën thirrje të rimendojë vendimin

Trump vendos që të shkëputet nga OBSH,…

Presidenti Donald Trump është krítikuar nga ShBA dhe vendet e tjera pasi mori vendimin që të shkëputet nga OBSh. Sipas tij, Organizata Botërore e Shëndetit është fajtòre për situatën e kòronavirusit në Amerikë dhe mbarë botën, të cilën thotë se nuk e menaxhoi siç duhet dhe fshehu të dhënat nga Kina.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje që ta rimendojë vendimin, ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideroi si zhgënjim për shëndetësinë ndërkombëtare.

“Përballë këtij kèrcënimi global, tani është koha për bashkëpunim të zgjeruar dhe zgjidhje të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të shmangen. Në këtë kontekst, ne nxisim ShBA që të rishqyrtojë vendimin e shpallur të tij”, thanë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell, diplomati më i lartë i BE-së, në një deklaratë, sipas Reuters.

Trump tha se OBSH kishte d è shtuar ta mbajë nën kontroll situatën dhe e lejoi të dilte nga Kina. OBSH, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që ndihmon vendet për të promovuar kujdesin shëndetësor dhe për të trajtuar shpèrthimin e sèmundjeve, është përballur vazhdimisht me krítika nga presidenti amerikan për trajtimin e tij të shpèrthimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit