Trump vijon me kritikat ndaj OBSH

Trump vijon me kritikat ndaj OBSH

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vazhduar me kritikat ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme në Fox News, Trump i cilësoi si “katastrofale” veprimet e OBSH sa i përket trajtimit të pandemisë së COVID-19.

Gjithashtu, Trump ka akuzuar agjencinë e Kombeve të Bashkuara, për besim të tepruar të informacioneve që i ka servuar Pekini për numrin e të prekurve dhe vdekurve me koronavirus.

”Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë një katastrofë, gjithçka që kanë thënë për Kinën ka qenë e gabuar. Ata gjithmonë pajtoheshin me Kinën, sa herë që Kina dëshironte të ndërmerrte diçka. Mendoj se vendet tona kanë paguar 450 milionë dollarë në vit për OBSH-në, kurse Kina 38 milionë dhe ishte më shumë një veprim politik i saji”, ka thënë Trump.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit