Trupi i 32-vjeçarit nxirret nga morgu, ende asnjë deklaratë për ekspertizën mjeko-ligjore

Trupi i 32-vjeçarit nxirret nga morgu, ende…

Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Lear Kurtit ka përfunduar. Trupi i pajetë është nxjerrë nga morgu, ku më pas do të trasportohet drejt agjensisë furnerale. Sot Learit do ti jepet lamtumira e fundit.

Varrimi 32-vjeçarit do të bëhet në orën 16:00. Pas tërheqjes së trupit IML, por edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore nuk kanë dalë ende me deklaratë për mediat, për të dhënë shkaqet që çuan në vdekjen e 32-vjeçarit. Pritet që në vijim të dilet me një deklaratë.

Babai i tij u shprej se ai e kishte birësuar Learin në moshën 2 vjeçare. Arian Isai( i ati) tha se ende nuk e ka parë trupin e pajetë ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë.Gjatë një interviste ai u shpreh se djali i tij nuk ka patur asnjë problem shëndetësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit