Trupi i pajetë i shtrirë në një rrugicë të lagjes ‘5 Maji’ në Elbasan, pamje nga vendngjarja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Trupi i pajetë i shtrirë në një…

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur shtetasi Pjerrin Xhuvani.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se Xhuvani ishte duke shpërndarë para në këmbim të blerjes së votës, por mbeten të paqarta rrethanat si ndodhi vrasje dhe kush ishin personat që kanë qëlluar me armë.

FaxNeës ka mundur të sigurojë pamje nga vendngjarja të trupit të viktimës i cili ndodhet i shtrirë në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit.

Konflikti dyshohet se ka nisur pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka evidentuar makinën e cila po shpërndante para në zonë në këmbim të blerjes së votës.

Pjerin Xhuvani, është arrëstuar në vitin 201, në atë kohe mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë është zyrtari më i lartë i arrestuar për skandalin e rimburisimeve.

Arrestimi u bë me urdher të prokurorisë pasi ai u akuzua se me rimbursimin e ilacece i ka sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëmm financiar. Në atë kohë ai mbante edhe detyrën e kryetarit të LSI Elbasan, ndërkohë që tashmë ishte aktivizuar me PS-në.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit