'Trupi i pajetë i vëllait erdhi pa zemër', motra e Saimir Sulës apel Ramës

‘Trupi i pajetë i vëllait erdhi pa…

Saimir Sula vdiq dy vite më parë në një spital në Spanjë ku kishte shkuar për tu kuruar nga Covid-19. Motra e tij Majlinda ende kërkon drejtësi. Gjatë një interviste kërkon që shteti shqiptar t’i dërgojë një notë verbale ambasadës së Spanjës në Tiranë, në mënyrë që autoritetet spanjolle të kthejnë përgjigje për dy letër-porositë e dërguara më parë nga ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri aktual Ulsi Manja.

Sipas saj autoritetet kanë ofruar një zemër që nuk është e Saimirit, pasi është regjistruar një muaj para se i riu të vdiste.

“Rasti i Saimirit u arkivua ne qershor, me pretendimin se u gjet zemra. Dokumentet për zemrën janë në prill 2020, kur Saimir ndërroi jetë në maj.

Zemrat mbahet në një nga këto institucionet, por jo në spital. Kur doli Saimiri nga spitali, mbaroi çdo kontakt. Tani kemi lidhje vetëm me mjekësinë ligjore dhe këtë institutin.

Këta zotërinjtë pretendojnë se zemra ndodhet në një boks nga prilli, kur Saimir ndërroi jetë në maj. Është një mashtrim nga autoritetet spanjolle për të mbyllur rastin. Rasti është mbyllur në qershor të këtij viti, është arkivuar. Ne e kemi hedhur në apel, por do na duhet ndihma e autoriteteve shqiptare”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit