Trupi i recepsionistit gjehet i mbështjellë me qese në një gurore

Trupi i recepsionistit gjehet i mbështjellë me…

Policia ka gjetur trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili u vra nga pronari i hotelit ku punonte si recepsionist në Dhërmi.

Gerald Shehu i cili e qëlloi me dy plumba në një nga dhomat e hotelit, e ka marrë trupin e recepsionistit në automjetin e tij dhe e ka fshehur në një gurore në brendësi të një mali në zonën e Gjipesë. Trupi i 31-vjeçarit ishte i mbështjellë me qese të zeza, për të cilat autori u ndihmua dhe nga dy punonjës të tjerë të hotel ‘Greccia’ Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç të cilët u arrestuan sot nga Policia.

Ata deklaruan se Geraldi u kishte bërtitur për t’i dërguar qese, dhe e kanë ndihmuar pronarin e hotelit për ta futur trupin në makinë, por që nuk dinin se ku 43-vjeçari e fshehu më pas.

Gerald Shehu pasi fshehu trupin e recepsionistit, është larguar për në Greqi nga pika kufitare e Qafë Botit, dhe është ndaluar në aeroport në tentativë për tu larguar në Angli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit