Trupit të pajetë të minatorit i bëhet ekspertiza: Humbi jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit

Trupit të pajetë të minatorit i bëhet…

Pas disa ditëve kërkim, u bë e mundur gjetja e minatorit Muharrem Plaku, i cili kishte ditë nën gërmadhat e galerisë së zonës D në Bulqizë. Pas gjetjes. trupi i pajetë i minatorit 61 vjeçar u dërgua në Spitalin e Bulqizës ku u kryen të gjitha ekspertizat mjekoligjore. Pas ekspertizës, në raportin mjekësor, citohet se vdekja e minatorit 61 vjeçar kishte ardhur si pasojë e asfiksimit, pra për shkak të mënugesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi ngjarja. Pas përfundimit të autopsisë, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e ceremonisë mortore. Kujtojmë se pas ngjarjes, policia arrestoi inxhinierin teknik Veli Losha, si dhe përgjegjësin e galerisë Saba Hasani. Galeria është në një gjendje tejet të mjerueshme dhe të rrezikshme për çdo minmator që futet aty. Miniera ku ndodhi tragjedia, është në pronësi të subjektit minerar KADURTEX sh.p.k, ku administrator është Kapllan Duriçi, ndërsa bashkëpuntor me të rezulton të jenë edhe vëllezërit e tij Ilber dhe Myfit Duriçi, ish-kryetar i degës së PS Bulqizë dhe ish-kryetar i Bashkisë Bulqizë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit