Sozia e Kim Kardashian vdes pasi bëri operacionin plastik

Sozia e Kim Kardashian vdes pasi bëri…

Christina Ashten Gourkani, modelja e OnlyFans dhe sozia e Kim Kardashian ka ndërruar jetë. Modelja fatkeqe ka ndërruar jetë nga një atak në zemër vetëm pak orë pasi i është nënshtruar një operacioni plastik.

Familja e saj ka hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e saj, i cili është planifikuar të mbahet javën e ardhshme.

Faqja përfshin një deklaratë të gjatë që shpreh tronditjen dhe pikëllimin e familjes, si dhe një përshkrim të shkurtër të momenteve që çuan në vdekjen e saj.

“Me pikëllim të thellë dhe një zemër jashtëzakonisht të thyer duhet të ndajmë vdekjen më tronditëse, fatkeqe dhe të papritur të vajzës dhe motrës sonë të dashur, Christina Ashten Gourkani”, thuhet në deklaratë./ Govastileto

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit