Truproja shmang incidentin, Yuri Kim sulmohet në mes të Tiranës

Truproja shmang incidentin, Yuri Kim sulmohet në…

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është sulmuar nga një qytetar, teksa ka qenë duke ecur në sheshin “Skënderbej”.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Një qytetar i afrohet Yuri Kim dhe i bërtet, teksa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e truprojave.

Mësohet se personi që i ka bërtitur Yuri Kim është Sokol Sylisufajn, një personazh i njohur për mediat që denoncon shpesh para dyerve të SPAK.

Nuk dihet se për çfarë qytetari i ka kërkuar “llogari” Kim, por në videon e mëposhtme shihet se ambasadorja më pas është larguar duke u futur në xhaminë e Et’hem Beut. “U krye…Mos e fut aty. Mos e fut aty o Vuçiç”, dëgjohet t’u drejtohet Sokol Sylisufaj, shoqëruesvee të Kim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit