Tualetet e Patologjisë në Berat pushtohen nga myku! Ku është ministrja Sala?

Tualetet e Patologjisë në Berat pushtohen nga…

Pamje shqetësuese vijnë nga tualetet e repartit të Patologjisë në Spitalin e Beratit, ku kushtet higjieno-sanitare duket se janë larg standardeve që duhet të garantojë një institucion shëndetësor. Muret janë të mbuluara nga myku, ndërsa ambientet paraqiten të amortizuara dhe pa kushtet minimale të higjienës. Një situatë që ngre pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen e ambienteve ku trajtohen pacientë dhe qytetarë që kërkojnë shërbim shëndetësor.

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga ministrja Evis Sala, duhet të garantojë standarde higjienike dhe kushte dinjitoze në spitalet publike, pamje të tilla tregojnë nevojën për kontrolle dhe ndërhyrje konkrete. Myku dhe mungesa e mirëmbajtjes në ambientet sanitare nuk janë thjesht çështje estetike, por shqetësime që lidhen drejtpërdrejt me higjienën dhe sigurinë e pacientëve.

Deri kur qytetarët duhet të përballen me kushte të tilla në spitalet publike? Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Spitalit të Beratit duhet të reagojnë, të verifikojnë situatën dhe të marrin masa për rikonstruksionin dhe dezinfektimin e ambienteve. Pacientët shkojnë në spital për t’u kuruar, jo për t’u përballur me ambiente që shtojnë shqetësimin për shëndetin e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit